Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Ndahet nga jeta eksperti i ISHP, për 10 vite drejtoi Departamentin e rëndësishëm në këtë institucion (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Është ndarë nga jeta Engjëll Mihali, ekspert i Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor në ISHP. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga Instituti i Shëndetit Publik.

Kolegët, miqtë dhe të afërmit i kanë shprehur ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të dashur.

Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi për gati një dekadë Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor, ku spikati për mendimin kritik dhe frymën e bashkëpunimit me kolegët e tjerë.

“Një lajm i trishtë për stafin e ISHP-së: Sot është ndarë nga jeta Engjëll Mihali, ekspert i edukimit dhe promocionit shëndetësor. Z. Mihali punoi në ISHP që prej vitit 2002 dhe drejtoi per gati nje dekade Departamentin e Edukimit dhe Promocionit Shëndetësor. Ai u dallua për mendimin kritik dhe frymën e bashkëpunimit me koleget e tjerë dhe do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, korrektesën dhe seriozitetin në punë.

Edhe pse do të na mungojë fizikisht, Engjëlli do të jetë mes nesh përmes punëve që ka lënë pas dhe kujtimeve të shumta. Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Të qoftë i lehtë dheu!”, shkruhet në faqen e ISHP-së.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img