Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta e ëma e Fatos Lubonjës, familjarët japin lajmin e hidhur: U prehsh në paqe nënë e dashur!

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta e ëma e Fatos Lubonjës, familjarët japin lajmin e

Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 95- vjeçare një prej ikonave më të rëndësishme të diktaturës por edhe demokracisë, Liri Lubonja.

Ajo jetoi 95 vjet për të parë se ç’ndodhte në vendin të cilit i dha shumë kulturë e dije.

Ka qenë djali i saj, Agim Lubonja ai i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij.

“U prehsh në paqe nënë e dashur”, shkruan Agim Lubonja në statusin e tij në “Facebook”.

Liri Lubonja, gruaja e Todi Lubonjës, është jo pak e lidhur me Festivalin e 11 në RTSH, që ishte një ogur i keq për bashkëshortin e saj, dhe më vonë për vetë familjen.

Liri Lubonja, në të ritë e saj, ka qenë një mësuese e thjeshte gjimnazi në Lezhë. I biri, Agimi, (që dha edhe lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të së ëmës) ishte një njeri I apasionuar për kitarën, dhe ka qenë edhe në orkestrën e gjimnazit.

Liri Lubonja, njohëse e mirë e gjuhës ruse, përkthente që në atë kohë vepra nga rusishtja të cilat botoheshin në Shqipëri. Edhe pse në gjimnaz mbante pozicionin e zyshës së “Marksizmit”, ishte shumë e emacipuar për kohën.

Pas arrestimit të Todi Lubonjës, për familjen e tyre, filluan një varg internimesh.

Pas viteve ’90, nuk ishte shumë aktive në jetën sociale dhe publike, por një ndjekëse e jashtëzakonshme e të gjithë zhvillimeve në vend.

Sot, u nda nga jeta një ikonë e rezistecës ndaj komunizmit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.