Është ndarë nga jeta bilbili i polifonisë labe Vasil Seraj. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili thotë se Vlora humbi një thesar.
“Lamtumirë i madhi Vasil! Sot, Vlora humbi një thesar. Zëri yt prej bilbili do të mbetet i padvekshëm në pasurinë dhe trashëgiminë e folkut lab, i cili e pasuroi shumëzërëshin e trevës tonë, me nje vlerë autentike dhe të pazëvendësueshme!
Ngushëllime të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe gjithë dashamirësve!I paharruar kujtimi dhe u prehsh në paqe”, shkruan Dredha.
Vasili, me zërin e tij të veçantë, ka lënë një pasuri të madhe shpirtërore për folkun lab. Pasioni i tij për këngën labe ka ndikuar thellë në trashëgiminë kulturore. Seraj ka qenë një nga zërat më të dashur të polifonisë labe i cili nuk ka reshtur asnjëherë së kënduari.