Hapësire reklamuese

Politikë

Ndahet nga jeta babai i Vangjel Tavos, mesazhi i ndjerë i ish-deputetit të LSI-së

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta babai i Vangjel Tavos, mesazhi i ndjerë i ish-deputetit

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku thotë se familja do ta kujtojë si prindin shembullor, burrin e urtë dhe punëtor, njeriun e ndershëm dhe me vlera të rralla, fisnik e plot integritet njerëzor, i cili e ndau mirësinë e tij me të gjithë e në gjithçka që bëri në jetën e tij.

Tavo shprehet se baba ii tij do të mbetet i paharruar për familjen, nënën, fëmijët, nipër dhe mbesa, të cilët i donte shumë.

“Të nderuar miq dhe dashamirës,

Ndaj me ju lajmin e hidhur për familjen tonë, se sonte u nda nga jeta babai im Llambi Tavo.

E gjithë familja jonë, miqtë dhe të afërmit, do e kujtojmë atë si prindin shembullor, burrin e urtë dhe punëtor, njeriun e ndershëm dhe me vlera të ralla, fisnik e plot integritet njerëzor, i cili e ndau mirësinë e tij me të gjithë e në gjithçka që bëri në jetën e tij. Ai do mbetet i paharruar për familjen tonë, për nënën time, ne fëmijët e tij, e për nipërit e mbesat e tij, të cilët ai i donte aq shumë. Jeta përfundon një ditë, por kujtimi dhe dashuria për njerëzit tanë të afërm nuk përfundojnë kurrë.

Me respekt

Vangjel Tavo dhe familja”, shkruan ish-deputeti.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll