Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e shkrimtarit Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko.
Lajmin e kanë bërë me dije në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e Atalanyta Pasko. Pasko ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën e ka humbur duke mbyllur sytë sot përgjithmonë.
Antalanta Pasko ishte regjizore montazhi në Kinostudio. Ajo ka lindur më 23 prill të 1951 në Tiranë, ku edhe kreu shkollën e mesme të përgjithshme. Një emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, edhe për vetë faktin që është e bija e Mitrush Kutelit.