Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i madh, Lutfi Hoxha

Shkruar nga Newsbomb
Ndahet nga jeta aktori i madh, Lutfi Hoxha

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçari, aktori i madh shqiptar Lutfi Hoxha.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Aleksander Moisiu Durrës përmes një reagimi në rrjete sociale këtë të diele, ku informojnë me hidhërim të thellë ndarjen nga “gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit”, të aktorit të madh Lutfi Hoxha.

Homazhet për mjeshtrin e madh të teatrit do të mbahen ditën e nesërme në ambjentet te Teatrit Aleksander Moisiu.

© credits facebook.com/teatrialeksandermoisiudurres

Aktori i madh lindi në Durrës më 1 qershor të vitit 1934. Ai kreu studimet në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë,  e më pas duke u angazhuar në të teatrin “Aleksander Moisiu” të Durrësit si aktor profesionist pas një veprimtarie të gjatë në Lëvizjen Teatro Amatore

Në janar 1953 ishte një nga themeluesit e teatrit "Aleksandër Moisiu", në Durrës, ku ai luajti deri në fund të karrierës së tij artistike. Në vitin 1989 aktori i madh doli në pension.

Këto janë rolet e tij në filmat shqiptar:

  • 1963: Detyrë e posaçme
  • 1975: Rrugicat që kërkonin diell
  • 1976: Ilegalët
  • 1976: Pylli i lirisë
  • 1976: Thirrja
  • 1976: Tingujt e luftës
  • 1978: Dollia e dasmës sime
  • 1980: Intendentët
  • 1981: Në prag të lirisë
  • 1981: Shoku ynë Tili
  • 1984: Nata e parë e lirisë
  • 1988: Pranvera s'erdhi vetëm
  • 1990: Vetmi
  • 2003: Një ditë e mrekullueshme
  • 2009: Ne dhe Lenini

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese