Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur amerikan Michael Parks.
Me më shumë se 100 role në disa nga filmat më të njohur amerikan, Parks u bë një nga ikonat e kinematografisë botërore.
Ai njihet për rolin e tij në filmin “Kill Bill”, serialin e famshëm “Twin Peaks”, filmat “Tusk”, “Red State”, “Django Unchained”, “From Dusk Till Dawn” e shumë të tjerë.
Shkaku i vdekjes nuk bëhet me dije. Parks la pas një djalë dhe gruan e tij, Oriana.