Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

Nazarko: Nuk besoj te fitorja e PD, por as vë bast të sigurt për PS; Tre qarqet që do përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve sipas analistit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Shpëtim Nazarko thotë se ai personalisht hyn te njerëzit që nuk besojnë te fitorja e PD në zgjedhjet e 25 prillit, por po ashtu thekson se as nuk vë bast për fitore të sigurt të socialistëve.

“Basha mund ta synojë por unë hyj te njerëzit që pak e besoj fitoren e PD. Nga ana tjetër nuk vë bast për fitore të sigurt të PS. Përplasja do të jetë në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Nëse këto tre qarqe do të dalin në rezultat të barabartë zgjedhjet përfundojnë në favor të PS për arsye të një tradite 30-vjeçare. Përplasje më të mëdha do të jenë në Elbasan dhe pastaj në Durrës”, është shprehur ai në Ora Neës.

Për gjuhën e ashpër dhe denigruese të liderëve të partive ndaj njëri-tjetëritm, analisti tha se kjo nuk përbën çudi në Shqipëri, ashtu si marrëveshjet mes partive.

“Në Shqipëri janë normale, mund të shahen nga mëngjesi deri në darkë. Në Shqipëri për shkak se nuk kemi luftë reale elektorale do shikojmë këto që ti shan atë dhe kur nuk të dalin numrat… Ka qenë e papërfytyrueshme që të bënte PD bashkëpunim me LSI, akoma më i çuditshëm do të duhet bashkëpunim PD-PS. Nuk duhet të çuditemi kur të dy palët i thonë njëri-tjetrit nga këto gjëra dhe prapë shkojnë në një marrëveshje.”

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img