Hapësire reklamuese

Bota

Navalny vdiq në burg, autoritetet ruse shpallin në kërkim vëllain e tij

Shkruar nga Newsbomb
Navalny vdiq në burg, autoritetet ruse shpallin në kërkim

Ministria e Punëve të Brendshme ruse ka rifutur në listën e të kërkuarëve vëllain e Alexei Navalny, Oleg Navalny. Sipas mediave ruse mësohet se ndaj Navalnyt është hapur një procedim penal, mirëpo nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Por, ajo çfarë thuhet më tej është se Policia është kërkim të Oleg, i cili edhe më parë ka qenë në kërkim për një çështje tjetër.

"Navalny Oleg Anatolyevich. Kërkohet sipas nenit të Kodit Penal," thuhet në dokumentin e Ministrisë, mirëpo pa bërë me dije se çfarë vepër penale ka kryer ai.

Në vitin 2021, Gjykata Preobrazhensky e Moskës dënoi Oleg Navalny me një vit burgim të pezulluar. Sipas prokurorisë, ai ka përdorur rrjetet sociale për të inkurajuar njerëzit të marrin pjesë në një aksion të pakoordinuar në janar 2021, duke shkelur kështu rekomandimet për luftën ndaj koronavirusit.

Përfaqësuesit e Shërbimit Federal të Ndëshkimit dërguan një kërkesë në gjykatë për të zëvendësuar dënimin e tij me kusht, pasi ai nuk respektoi kufizimet e vendosura nga vendimi i gjykatës. Në lidhje me deklaratën e Shërbimit Federal të Ndëshkimit se Oleg Navalny nuk u paraqit në Gjykatë pas vendimit, në janar të 2022 u shpall në kërkim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese