Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
1 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
Hën
12 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Navalny reagon pas zgjedhjeve në Rusi: U vodhën, rezultati ishte i rremë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përfaqësuesi i opozitës Alexei Navalnyn ka akuzuar Kremlinin se ka përdorur frikësimin dhe shtypjen për të vjedhur zgjedhjet parlamentare në Rusi.

“Një rezultat i rremë është ndezur në tabelën e rezultateve. Vëzhguesit tanë u tërhoqën nga qendrat e votimit. Frikësimi dhe shtypja kanë lënë shumë njerëz pa vullnet. Njerëzit, thjesht, kanë frikë të dalin në rrugë”, tha Navalny përmes një postimi në Instagram

Ai është duke vuajtur një dënim prej dy vjetësh e gjysmë me burgim, nën akuza që aleatët e tij i shohin si të motivuara politikisht. Rusia ka mbajtur zgjedhjet parlamentare nga data 17 deri më 19 shtator.

Në zgjedhje ka munguar një prani e konsiderueshme e opozitës, pasi autoritetet i kanë shpallur “ekstremiste” organizatat e lidhura me Navalnyn, duke i ndaluar garën secilit nga rrjeti i tij.

Sipas rezultateve preliminare, Rusia e Bashkuar ka fituar 49.82 për qind të votave.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img