Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

NATO rrit praninë e saj, Gjermani do dërgojë 200 ushtarë në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
NATO rrit praninë e saj, Gjermani do dërgojë 200 ushtarë

Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet që pas sulmit në Banjskë. Edhe një ditë më parë Ministri i Brendshëm Sveçla tha se një polic në veri i ishte rrezikuar jeta.

NATO do të rrisë praninë e saj në pranverë, duke përfshirë edhe ndihmën e Bundesëehr-it.

Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë të tjerë në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur gjeneral brigade Bundesëehr-it Ralf Hammerstein.

Ralf Hammerstein ka folur për median gjermane  “Die Welt” ku ka thënë se normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk po përparon ashtu si të gjithë shpresonim.

“Bundesëehr aktualisht ka rreth 80 ushtarë në vend, të cilët së shpejti do të rriten me rreth 200, duke përfshirë stafin mbështetës. Pra, kjo është rreth 280”, - tha ai.

Hammerstein ka theksuar se vetëm një zgjidhje politike ekziston për konfliktin midis Beogradit dhe Prishtinës.

“NATO duhet të sigurojë një mjedis të sigurt sipas Rezolutës së OKB-së dhe të ndihmojë në zhvillimin e një republike të qëndrueshme, demokratike, multi-etnike të Kosovës”, u shpreh Ralf Hammerstein.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese