Hapësire reklamuese

Aktualitet

NATO në Letoni përkujton Dëshmorët Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi, ushtarët me kurora në duar: Do të jeni gjithmonë mes nesh

Shkruar nga Newsbomb

Forcat e armatosura në Letoni kanë përkujtuar dy Dëshmorët e Atdheut, Rreshter Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushi të cilët humbën jetën gjatë detyrës në një mision në Letoni.

Ushtarët nga të gjitha kombet në kampin Adazi  me krurora në duar përkujtuan ish-kolegët e tyre.

“Ne kujtojmë ushtarët shqiptarë Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Zarife Hasanaj, të rënë në maj të vitit 2019 gjatë shërbimit të tyre me “eFP BG” Letoni ndërsa kryenin një mision real.

Ushtarë nga të gjitha kombet në kampin Adazi qëndruan së bashku në përkujtim për të përshëndetur të rënët tanë. Ne do t’i kujtojmë ata”

Kujtojmë se Major Klodian Tanushi dhe rreshtere Zarife Hasanaj humbën jetë më 2019 në Letoni në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu