Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

NATO është kundër, por zv.ministri jonë Hila mbështet SYRIZA në Greqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Edhe pse Greqia po voton këtë të dielë më shumë e detyruar nga dara e krizës ekonomike sesa entuziazmi për një qeveri të re, opinione të ndryshme po ndahen mes vendeve të NATO mbi partinë Syriza.

Kjo e fundit në sondazhe konsiderohet fituese dhe pritet të qeverisë shtetin Helen, por habit përkrahja që ka dhe mes “shtetarëve” tanë.

Nëse ndokush tjetër si Ben Blushi e ka përkrahur publikisht Syrizën dhe Tsipras, ndoshta nuk po bie aq shumë në sy si zëvendësministri i Mbrojtjes Dritan Hila. Bashkëshorti i gazetares së Top Channel, Rudina Xhunga, në një dalje të fundit ka konfirmuar mbështetjen për Tsipras.  

“Te dashur miq, ne dhjetorin e 2008-es, greket na mesuan se si duhet denuar politika kur ajo vret qytetaret e saj. Dy vjet e ndezen Athinen flake. Duke u bere shembull per spanjollet dhe deri per amerikanet. Sot votojne. Shpresoj te fitoje SYRIZA, si mesim per politiken tone se kush beson te idealet, nuk humbet dhe nje dite fiton; se e majta ashtu si shpresa per nje bote me humane nuk humbet. Aleksi Tsipra, edhe ne mos qeveristë gjate, do ti jape nje mesim burokrateve se bota eshte e njerezve” shkruan zv/ministri Hila.

Në një situatë normale një politikan që ndodhet në qeverinë e një vendi të NATO, do të rezervohej për të dhënë preference, aq më tepër kur e gjithë Europa është në alarm për fitoren e pritshme të Syriza.  

Në zgjedhjet e sotme thuhet se diferencën do ta bëjnë të pavendosurit, që përbëjnë shtatë për qind të elektoratit dhe, kush e di, edhe ata që në sondazhe nuk kanë thënë kurrë se për kë do të votojnë duke rezervuar ndonjë surprizë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img