Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
27 %
6.7kmh
0 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

NATO dhe SHBA kundër ushtrisë së Kosovës, paralajmërojnë Prishtinën për pasoja

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

NATO dhe SHBA janë shprehur kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës nëpërmjet një ligji të posaçëm, që përjashton veton e Listës Serbe në Kuvend.

Me dy deklarata të njëpasnjëshme, NATO dhe Uashingtoni shprehen kundër shndërrimit të Forcave të Sigurisë në Forcat e Armatosura, ndërsa paralajmërojnë Prishtinën se ky vendim do të ketë pasoja në marrëdhëniet me organizatën dhe SHBA-në.

“Sot kam biseduar me Hashim Thaçin dhe me Isa Mustafën që t’iu përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s për propozimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për ta transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në një Forcë të Armatosur, pa ndryshime Kushtetuese. E kam bërë të qartë se hapat e njëanshëm siç janë këta janë të padobishëm dhe i bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të jenë në kontakt të ngushtë me Beogradin. Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si një forcë profesionale dhe shumëkombëshe në rritje. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë çështje të institucioneve të Kosovës në përputhje me Kushtetutën e tyre. Megjithkëtë, nëse mandati i FSK-së evoluon tani në mënyrën e propozuar, do t’i duhet NATO-s që ta vlerësojë nivelin e përkushtimit të saj, posaçërisht në fushën e ndërtimit të kapaciteteve”, thuhet në deklaratën e Jens Stoltenberg

“Ne e mbështesim transformimin gradual dhe transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike në përputhje me standardet e NATO-s.  Megjithatë, ky transformim duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës dhe përfaqësues që pasqyron demokracinë shumetnike të Kosovës. Ne, jemi të gatshëm të angazhohemi në një proces këshillues me të gjithë hisedarët për ta arritur qëllimin tonë të përbashkët për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë të tillë që e rritë sigurinë e Kosovës, i kontribuon stabilitetit rajonal, dhe që përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. Miratimi i ligjit të propozuar tani do të na detyronte që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këto forca”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka qenë ai që ka shtyrë përpara procesin e shndërrimit të FSK-së pa qenë e nevojshme ndryshimi i Kushtetutës, pasi në këtë rast kërkohen votat e Listës Serbe, deputetët e së cilës të nxitur nga Beogradi refuzojnë të votojnë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img