NATO ra dakord të enjten të forcojë forcat e saj tokësore, detare dhe ajrore në krahun e saj lindor pranë Ukrainës dhe Rusisë, pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një ofensivë ushtarake në Ukrainë.
"Ne po vendosim forca shtesë mbrojtëse tokësore dhe ajrore në pjesën lindore të aleancës, si dhe mjete shtesë detare," thanë ambasadorët e NATO-s në një deklaratë pas bisedimeve urgjente që mbajtën sot. “Ne kemi rritur gatishmërinë e forcave tona për t'iu përgjigjur të gjitha rasteve të paparashikuara”, vijonte ajo.
Estonia, Letonia dhe Lituania, thanë në një deklaratë të përbashkët: “Ne do të duhet t'i ofrojmë urgjentisht popullit ukrainas armë, municion dhe çdo lloj mbështetjeje tjetër ushtarake për t'u mbrojtur, si dhe ndihmë dhe mbështetje ekonomike, financiare dhe politike, ndihma humanitare”.
Vetë NATO nuk do të nisë asnjë veprim ushtarak në mbështetje të Ukrainës, e cila është një partner i ngushtë, por nuk ka asnjë perspektivë për t'u bashkuar në Aleancë.