Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

“Natën shpirt, të dua”, publikohen mesazhet, çfarë po ndodh mes Beniadës dhe Ardit Çunit?

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtari Ardit Çuni dhe modelja Benaida Nishani gjatë qëndirmit në shtëpinë e “Big Brother” janë parë shumë afër njëri-tjetrit, madje u përfol se mes tyre mund të lindë edhe një romancë.

Asoj kohe Arditi pas daljes nga shtëpia u shpreh se po pret që dhe Beniada të mbarojë rrugëtimin e saj në “Big Brother” dhe të vijojnë njohjen e tyre jashtë.

Mirëpo, Beniada tha se Arditin e sheh si shok dhe nuk mund të ketë asgjë më shumë mes tyre.

Por ky i fundit, ka ngjallur sërish dyshime duke postuar bisedat e fundit që ka bërë me modelen.

Këngëtari zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, ku një nga ata i kërkon të tregojë mesazhet e fundit me Beniadën.

Arditi nuk ka ngurruar t’i publikojë, duke ndarë një screenshot të mesazheve të tyre në “ËhatsApp.”

“Po të ngacmoj,” shkruan këngëtari duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur ndërsa modelja i përgjigjet me fjalën “cretino” (ka kuptimin e fjalës idjot).

Më tej biseda mbyllet me mesazhin e Arditit i cili shkruan: “Natën shpirt, të dua”, dhe e shoqëron me një zemër.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese