Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

NASA nis drejt qiellit “Lucy-n”, anija kozmike që do të eksplorojë orbitën e Jupiterit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

NASA ka nisur drejt qiellit anijen kozmike “Lucy”, e cila do të eksplorojë orbitën e Jupiterit për 12 vite.

“Lucy” do të fokusohet në eksplorimin e 8 asteroidëve që gjendën në orbitën e Jupiterit, të cilët dyshohet se janë mbetjet e pacenuara të formimit planetar.

“Mendoj se kuptimi i kërcënimeve që i kanosen Tokës është një pjesë kritike e analizimit të asteroidëve dhe sidomos të objekteve afër Tokës. Kjo veçori nuk përbën kërcënim, por ndodhet atje dhe ne mund ta vizitojmë dhe të mësojmë se si të veprojmë”, shprehet Thomas Zurbuchen, administrator i NASA-s.

“Pjesa më emocionuese është t’i vizitosh këto objekte dhe të mësosh prej tyre. Natyrisht, kjo është e mundur dhe teknikisht më duhet t’ju them se mundësohet nga një prej orbitave më të çmendura që kam parë në misionet e mia. 12 vjet fluturim nga toka në atë orbitë është absolutisht e pabesueshme”, tha ai.

Ky mision do të kushtojë 981 milion dollarë, teksa është i pari që synon të arrijë të ashtuquajturin Rrethimi Trojan i Jupiterit. Bëhet fjalë për mijëra deri në miliona asteroidë që ndajnë orbitën zgjeruese përreth Diellit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img