Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

NASA: Asteroidë të shumtë do të kalojnë pranë Tokës javën e ardhshme

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë javës së ardhshme pranë Tokës do të kalojnë asteroidë të shumtë. Asteroidët që pritet të kalojnë pranë Tokës, së bashku me SM3 që kaloi këtë të premte, klasifikohen nga NASA si “objekte pranë tokës”.

NASA tha se këto objekte janë “kometa dhe asteroidë që janë nxitur nga tërheqja gravitacionale e planetëve të afërt në orbita që i lejojnë ata të hyjnë në rrezen e Tokës”.

Asteroidët e formuar në sistemin e ftohtë të jashtëm planetar janë zakonisht “akulli i formuar nga uji me grimca pluhuri”, ndërsa asteroidët e formuar në sistemin më të ngrohtë të brendshëm diellor “midis Marsit dhe Jupiterit” janë më shkëmborë.

Këtë të mërkurë, Asteroidi 1996 VB3 do të vijë rreth 2 milion milje nga Toka, apo 8 herë më larg se Hëna.

Sipas qendrës së NASA-s këto asteroid nuk po afrohen aq shumë sa të kthehen në një rrezik për Tokën duke e goditur atë.

Sipas tyre askush nuk duhet të jetë i shqetësuar për ndikimin në Tokë të një asteroidi ose komete. Por shanset që Toka të goditet nuk janë të papërfillshme.

“Për momentin, sigurimi ynë më i mirë qëndron tek shkencëtarët NEO dhe përpjekjet e tyre për të gjetur së pari këto objekte dhe më pas për të gjetur lëvizjet e tyre në të ardhmen. Në fillim duhet t’i gjejmë ato, pastaj t’i mbajmë nën kontroll,” tha qendra e NASA për Studimet e Objekteve pranë Tokës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img