Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Nard Ndokës s’i del inati me Bashën për 25 prillin: Dash Shehi i mori votat e veta, Vangjel Dulen e caktoi pa lidhje në Tiranë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka vijon të sulmojë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka shprehet se çdo parti që del e vetme në zgjedhje, dëmton opozitën dhe PD-në, ndërsa thotë se aleatët i dhanë mijëra vota PD-së në të gjithë qarqet. 

Ndoka nuk harron pa përmendur dhe prishjen e marrëveshjes së PD-së me partinë e tij në minutat e fundit.

“Aleatët i kanë dhënë më shumë PD-së, se i kanë marrë, gjithmonë. Çdo parti që del në vete e demton Opozitën dhe PD-në, si e dëmtuan në fakt këto që provuan. Çdo parti që merr mbi 10 vota është kontribuese më shumë se një mandat. Dashamir Shehi ka marrë vota personale në Tiranë, sa nuk kishin marrë të gjithë kandidatet e PD-së sëbashku pa sigël. Dule mbështetjen elektorale e ka në Qarqet (Vlorë, Korçë e Gjirokastër), ndërsa e caktuan palidhje në Tiranë. Kemi nenshktuar marrëveshje politike kohë më parë me PD-në, të cilën e shkeli në menyrë të njëanshme në minutat e fundit me Demokristianet. Partitë e tjera, janë vetëm kontribuese në fakt, megjithse edhe ato i masakrojnë më vota! Mos të harrojme nje fakt, Mediu, Shehi,  Dule, vërtet morën një mandat, por i dhanë PD-së, vota në të gjithë vendin, që të gjithë bashkë janë mijëra vota”, shkruan Nard Ndoka.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img