Hapësire reklamuese

Politikë

Nard Ndoka vërshon kritikat ndaj Bashës: S'na tregoi për grupin e armatosur për mbrojtjen e votës

Shkruar nga Newsbomb
Nard Ndoka vërshon kritikat ndaj Bashës: S'na tregoi për

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka pas zgjedhjeve të 25 prillit ka dalë hapur për të kritikuar kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij, ai bëri shumë gabime gjatë fushatës dhe nuk u ul që të bisedonte me aleatët.

Ndoka nuk arriti që të merrte asnjë mandat dhe ditën e sotme ka hedhur disa akuza të rënda duke thënë se ka pasur komisionerë të shitur nga ana e PD-së, që ndikuan në tjetërsimin e rezultatit.

Në një intervistë për Report Tv, Nard Ndoka listoi edhe disa nga arsyet që sipas tij sollën në humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

"Provat për shitjen e votave janë të dokumentuara duhet kohë, ka pasur edhe komisionerë të shitur dhe nga ana e opozitës çka ka ndikuar në rezultat dhe unë kam vërejtje në këtë drejtim, është një domosdoshmëri për të nxjerrë të gjithë elementët e manipulimit. Një nga gafat e opozitës që nuk mbajti një qëndrim të fortë për manipulimin e rezultatit. Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeministër. Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi pritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën, Basha e kishte këtë epërsi, ndryshe nga Basha. Nuk fliste për ekip, por "unë", e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramën. Pamë një përballje me 2 koka, me Ramën i çakorduar, por i qartë, e dinte masën që kërkonte ishte i qartë për 74 mandate, ishte transparentë. Nuk pati kontakte, nuk përcolli informacione me to, madje i shmangu aleatët dhe i dënoi",- tha Ndoka.

Më tej, ai u shpreh se nuk ka pasur dijeni se Partia Demokratike kishte angazhuar një grup të armatosur për fushatën zgjedhore.

" Në kushte e një vendi normal me zgjedhje normale, Basha duhej të largohej, por zgjedhjet janë vjedhur. Ne shkuam si cjapi te kasapi, Basha nuk mendoi si një kryeministër hajdut. Basha mori masat që mund të arrë një parti politike, unë nuk kam qenë dakord me ato grupe  që u ngritën për mbrojtjen e votës. Nuk kam pasur një informacion i tillë, PD funksionoi si një institucion i vetëm. Unë kam dhënë se në Shkodër votat janë blerë nga Tom Doshi dhe Basha nuk mori masat",- tha Ndoka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu