Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Nard Ndoka: Rama i komandon ministrat, kurse unë e kam kundërshtuar Berishën dhe më shkarkoi, jam i vetmi ministër në 30 vjet që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

651087702387d2ff314060d7f3e0d390

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka teksa ka komentuar ndryshime në kabinetin Rama, tha se ikja e tij nga ministria e Jashtme i bën mirë atij dikasteri, e çliron, dhe pse në thelb Rama i komandon të gjithë ministrat e tij.

Ndoka tha për Report tv se ai vetë e ka kundërshtuar edhe publikisht Berishën kur ka qenë ministër, dhe si kosto politike mori shkarkimin.

Pyetje: Kë shihni si aleatin më të fortë në koalicion që meriton të jetë në listën e opozitës së bashkuar?

Ndoka: Pesha politike rendit çdo formacion politik. Për preferenca personale mund të them që do drekoj me to, por kur vjen puna tek zgjedhjet janë disa parametra që merren parasysh.

Pyetje: Si i keni parë zhvillimet e fundit në kabinetin Rama?

Ndoka: Janë nga halli aty në një farë mënyre. Largimi i Ramës si ministër i Jashtëm, sikur e çliroi këtë ministri, megjithëse ai i komandon të gjithë ministrat. Janë lëvizje të detyruara poklitike për të fituar pak kredibilitet, jo se i afrojnë ministrat më tepër me qytetarët.

Pyetje: Ju thoni që Rama i komandon ministrat, ju i keni dalë ndonjëherë kundër z.Berisha kur ishit ministër?

Ndoka: Disa herë, edhe publikisht. Kam votuar në parlament rast unikal, kundër ndryshimeve kushtetuese. Duke qenë anëtar i kabinetit, është rast unikal, jam i vetmi ministër në historinë 30-vjeçare pluraliste të Shqipërisë që ka votuar kundër asaj force politike ku bën pjesë.

Pyetje: Pastaj çfarë ndodhi?

Ndoka: Dhe Berisha më hoqi, janë risqe politike që duhet t’i marrësh përsipër ndonjëherë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img