Hapësire reklamuese

Politikë

Nard Ndoka ofendon Bashën dhe e quan PLEHRË: Largohu edhe si deputet, hapi rrugën vlerës!

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i demokristianëve Nard Ndoka, ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës, i cili njoftoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka shkruan se si kryetari ai ishte i shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Më tej në një replikë me një prej komentuesve, Ndoka nuk e ka “kursyer” ish-kreun e PD-së, deri në ofendime personale. Ai e ka “këshilluar” atë që të japë dorëheqjen edhe si deputet, për ti hapur rrugën “vlerave”.

“Lul, si kryetar të kishin shkarkuar, dorëheqjen jepe si deputet. Hapi rrugen edhe Bumçit!”, shkruan Ndoka.

“Bumçi është kryetar i degës se Tiranës, ku Luli është në liste!

Dorëhiqet Luli dhe Bumçi futet në Kuvend!

Largohet një pleher dhe futet një vlerë!”, shton Ndoka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll