Hapësire reklamuese

Politikë

Nard Ndoka "nuk mban më": Lulzim Basha ka marrë rrugën e m*tit

Shkruar nga Newsbomb
Nard Ndoka "nuk mban më": Lulzim Basha ka marrë rrugën

Kreu i demokristianëve Nard Ndoka, duke folur mbrëmjen e djeshme për situatën në PD dhe zgjedhjet në Shkodër, ka thënë se baza e partisë e ka braktisur Lulzim Bashën. I njohur për "perlat" e tij, Ndoka tha "Basha tashmë ka marrë rrugën e m*tit."

“Basha është me pikë minimale në Shkodër, baza e partisë e ka braktisur. Edhe ata që janë me Bashën, iu vjen turp të thonë se janë me atë. Ky proces erdhi në kohën e duhur, që të ndahet shapi nga sheqeri, mes Bashës dhe PD-së.

Ky nuk është halli i Berishës, por është problem për të zgjidhur situatën e rrënuar në PD-në aktuale. Grupi i Rithemelimit është PD e vërtetë. Basha s’mund të jetë kurrë lider. Basha do ta vazhdojë rrugën e m*tit që ka marrë. Nuk duhet t’i shkojmë nga mbrapa, sot ka ballafaqim dhe është shumë e rëndësihme që ka ballafaqim”, u shpreh Ndoka në syri tv.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu