Duke diskutuar për nismën më të re të Partisë Demokratike, “Vetting për politikanët”, deputeti Nard Ndoka ka treguar një ngjarje të pazakontë.
Teksa në studio po diskutohej për fotografitë e politikanëve me persona të inkriminuar, Ndoka tha se diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe atij, por e ka refuzuar.
“Njëri më kërkoi pak kohë më parë të takohesha me një person, që unë e dija se ishte i inkriminuar. Dhe i thashë o zortëri të lutem me këto gjëra tani…”, u shpreh Nard Ndoka në emisionin “Repolitix” në Report Tv.