Kreu i PDK, Nard Ndoka i ka nisur një letër, siç e quan ai portalit të Kryeministrit Edi Rama.
Ndoka ka renditur pikat, që sipas tij nxjerrin vendin nga kriza, ndërsa i ka cilësuar si ‘këshilla për kokat e nxehta’.
E plotë:
Letër për portalin e KM!
Si zgjidhet kriza?
Këshilla për kokat e nxehta:
- Krijohen dy grupe negociatorësh (pozitë-opozitë), në nivel politik e teknik.
- Përafrohen qëndrimet politike të palëve.
- Data e zgjedhjeve, parlamentare dhe lokale, projekt për ndryshimet ligjore.
- Mandati i qeverisë kalimtare dhe detyrat.
- Reformat që do të kryhen në drejtësi, zgjedhore, territoriale, integrim dhe kudo tjetër, që gjykohet.
- Dorëheqja e Kryeministrit!
- Firmosja publike e marrëveshjes mes përfaqësuesve të lartë politik (pozitë-opozitë).
– Kaq, kriza u zgjidh!?
Pushofshi në paqe, nëse vazhdoni më tej..!?