Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
6.2kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Nard Ndoka komenton “non grata-n” e Berishës: Nuk i prish punë sepse e ka vizituar disa herë Amerikën

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish- deputeti Nard Ndoka ka komentuar mbrëmjen e sotme shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky vendim sipas Ndokës nuk i prish punë ish-liderit, pasi ai ka qenë disa herë atje për ta vizituar.

Ai ka theksuar në ABC News.al se nëse Berisha ka probleme ligjore, dosaj mund të vinte nga SHBA në SPAK për tu gjykuar.

“Zoti Berisha është një politikan, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, është lideri historik i një partie politike, nëse ai ka probleme që nuk lejohet të hyjë në SHBA besoj që nuk i prish ndonjë punë të madhe për t’a vizituar për faktin se ka qenë disa herë atje, në qoftë se ka probleme ligjore, legale SPAK-u është produkt i SHBA-ve ajo dosje mund të vijë dhe të gjykohet, kur drejtësia të flas heshtim të gjithë ne, heshtin edhe militantët. Përderisa ne nuk kemi sot një vendim të gjyqësorit besoj që çdo njeri nuk mund të pengohet në aktivitetin e tij politik”, u shpreh Ndoka.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img