Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nard ndoka ironizon Metën, publikon bisedën me gazetaren: Më bëj 14 pyetje se...

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti Nard Ndoka ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta i dërgoi 14 pyetje ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka për Sandër Lleshin ndërkohë që renditi për herë të parë edhe arsyet e mosdekretimit të Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka ka publikuar bisedën që ka zhvilluar me një gazetare e cila ka kërkuar t’i bëjë dy pyetje.

Ndoka ka ironizuar Metën teksa i ka kërkuar gazetares t’i bëjë 14 pyetje e jo dy, duke pretenduar se shterrojnë shpejt.

“Me mori një gazetare sot në telefon: “Zoti Ndoka, kam dy pyetje shterruese per ju”? - Pse dy, i thashe. - Po sa? - Katërmbëdhjetë, se dy shterrojnë shpejt! Të marr më vonë, më tha, dhe mbylli telefonin”, shkruan Ndoka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu