Hapësire reklamuese

Politikë

Nard Ndoka fyen rëndë Juncker: Pijanec dhe me tendenca homoseksuale

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Partisë Demokristiane, aleati i Lulzim Bashës, Nard Ndoka ka ofenduar rëndë kreun e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

Në një postim në Facebook Ndoka e quan politikanin 64-vjeçar “pijanec” dhe “me tendenca LGBTI”, pasi ky i fundit puthi në faqe kryeministrin Edi Rama gjatë një konference për media ditën e djeshme në Bruksel.

Sulmi i Ndokës vjen pasi Juncker shprehu hapur mbështetjen e tij për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, përgëzoi progresin e Shqipërisë me reformat dhe dënoi braktisjen e parlamentit nga opozita.

“Rëndë ky Juncker; pijanec dhe tendencë për lgbti! Të keqen e Knutit! Ky i din zgjedhjet lokale në Prill, pupu, mirë që nuk e kemi në Shtator!”.

vgsdfgehe5h4h.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.