Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Nard Ndoka e “plas” në mes të emisionit: Gratë marrin për kot, nëse ju japim pak liri

Shkruar nga Newsbomb
Nard Ndoka e “plas” në mes të emisionit: Gratë marrin

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka foli sot në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan për raportin e tij me bashkëshorten dhe rolin që ai ka në familje.

Nard Ndoka tha se ai ka rolin e SPAK-ut në shtëpi, në konceptin e drejtësisë dhe vendimmarrjes në familje. Megjithatë ai pranon se roli i gruas ka rëndësi të madhe në familje.

Gruaja është forcë e madhe, tha Nard Ndoka. Më pas ai u shpreh se ka burra që pyesin gratë për çdo veprim që bëjnë dhe kjo sipas tij nuk është normale.

“Është tjetër mirëkuptimi, tjetër diktati janë dy anë të ndryshme se edhe ju gratë merrni për kot se nëse ju japim pak liri kështu, tejkalon”, tha Nard Ndoka ndër të tjera.

 Pjesë nga Intervista

Ermelinda Ndoja: A ka SPAK në familjen tënde dhe kush e bën atë rolin e SPAK-ut apo nuk është dashur, s’ka qenë nevoja, s’ka lindur nevoja, secili e di rolin e vet?

 Nard Ndoka: Ajo është kryesorja që drejtësia në familje dhe pjesa e padrejtësisë duhet të kenë një gjykim, kjo është e padiskutueshme, gjithmonë duhet të ketë mirëkuptim, roli i arbitrit i takon dikujt, pastaj varet. Unë për fatin e mirë e kam mbajtur vetë këtë. Padyshim që gruaja është forcë e madhe, ka burra që i marrin leje gruas edhe për të pirë kafe, pastaj kalojmë.

 Klotilda Harka: Po ata s’janë burra pastaj… apo janë?

 Katerina Trungu: Pse more çfarë ka të keqe, do pyesësh. Të duhem, s’të duhem në këto momente, mund të dal, s’mund të dal?

 Klotilda Harka: Jo, i marrin leje gruas për kafe, ndryshon.

 Ermelinda Ndoja: Po nuk i mori quhet padrejtësi.

 Nard Ndoka: Është tjetër mirëkuptimi, tjetër diktati janë dy anë të ndryshme se edhe ju

gratë merrni për kot se nëse ju japim pak liri kështu, tejkaloni.

 Katerina Trungu: Unë nuk bie shumë dakord.

 Nard Ndoka: Na vini shkelmin pastaj

© Video Credits: TV Klan

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese