Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nard Ndoka bën gafën e rradhës, vdes për herë të dytë nënën e Angela Merkel

Shkruar nga Newsbomb
Nard Ndoka bën gafën e rradhës, vdes për herë të

Ish-ministri Nard Ndoka ditën e sotme ka rënë pre e një lajmi të rremë dhe ka ngushëlluar kancelaren Angela Merkel për humbjen e nënës së saj, edhe pse ajo ka dy vite që është ndarë nga jeta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka ka shkruar një historik të shkurtër mbi jetën e nënës së Merkel, teksa ka shtuar se lajmi për vdekjen e saj është bërë publik nga një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

“Në moshën 90 vjeçare ka ndërruar jetë, Herlind Kasner, Nëna e Kancelares gjermane, Angela Merkel. Sipas mediave të huaja, vdekja e nënës së kancelares gjermane u bë e ditur nga një prej zëdhënësve të Qeverisë së Gjermanisë.

Ajo lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg Angela Merkel, në vitin 1954, duke u zhvendosur në ish-Gjermaninë Lindore vetëm disa javë më vonë me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011”, shkruan ai.

Kujtojmë se mamaja e Merkel, Herlind Kasner është ndarë nga jeta në prill të vitit 2019, në moshën 90 vjeçare.

po

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll