Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Nano tregon prapaskenat e ndryshimeve në qeveri në 1998: Ministrinë e Kulturës ia premtova Luan Ramës, por erdhi Edi dhe ia dorëzova atij, nuk jam penduar që e ftova në politikë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

94243ca8076840eb905bc361cd5d644f

Ish-kryeministri Fatos Nano ka treguar prapaskenat e ndryshimeve të kabinetit qeveritar në vitin 1998, ku u shpreh se ministrinë e Kulturës ia kishte premtuar Luan Ramës.

Ai tha se në atë moment që kishte mbyllur bisedën me Luan Ramën, në zyrën e tij u shfaq Edi Rama, i cili fillimisht e kishte refuzuar këtë detyrë, pro në atë moment ishte i gatshëm.

Nano tregon se e thirri sërish në zyrë Luan Ramën dhe i tha se projektin e tyre do ta realizonin një herë tjetër, ndërsa minitrinë ia dorëzoi Edi Ramës.

Fevziu: Ai pse hezitonte?

Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?

Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.

Fevziu: Ja përsëritët ftesën?

Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.

Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure.

Fevziu: Jeni penduar?

Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.

Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?

Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.

Më shumë

spot_img
spot_img