Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nano shfaqet krah Edita Shkrelit, në betimin si gjyqtarja e parë shqiptare në Amerikë

Shkruar nga Newsbomb

Edita Shkreli, profesoresha dhe avokatja shqiptare me një karrierë të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është betuar dje për të qenë gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën e New Yorkut, shkruan newsbomb.al.

Zgjedhjet e përgjithshme janë mbajtur më 7 Nëntor 2023 dhe vajza nga Shkodra ka fituar për një vend si gjyqtare.

I pranishëm në këtë ditë të rëndësishme për Edita Shkrelin ka qenë dhe ish-drejtori i Policisë Shqiptare, Gledis Nano. Ai ndan foto krah Editës dhe thotë se e ka pranuar me kënaqësi ftesën e mikes së hershme të familjes së tij për të qenë pranë saj në ditën e betimit.

Edita Shkreli betohet si gjyqtare ne New York, 8 Dhjetor 2023 Edita Shkreli betohet si gjyqtare ne New York, 8 Dhjetor 2023

"E mirëprita me kënaqësi ftesën nga Edit Shkreli, mikes së hershme të familjes time, për të qenë dëshmitar në këtë ceremoni të rëndësishme të pranimit të saj, si gjyqtare pranë Gjykatës Supreme të Bronx, New York.

Ishte emocionues qendrimi përkrah një pioniere që mishëron drejtësinë dhe përsosmërinë profesionale, si gjyqtarja e parë shqiptare në gjykatën Amerikane. Ky nuk është vetëm një angazhim personal, por një gur kilometrik që gdhend historinë e arritjeve shqiptare në botë", shkruan Gledis Nano.

39 vjeçarja e lindur në Shkodër emigroi bashkë me familjen në vitin e trazirave 1997, kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo është vajza e Skënder Shkrelit, inxhinierit të njohur që ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri.

Edita Shkreli është e njohur dhe në Shqipëri, kryesisht Tiranë, për angazhimin e saj në administratën vendore. Në fillimet e veta ka shërbyer si Mbikëqyrëse e Departamentit të Nxitjes së Investimeve të Huaja në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë në Tiranë, nga viti 2012 deri në vitin 2014.

Në këtë periudhë, bashkia më e madhe e Shqipërisë drejtohej nga demokrati Lulzim Basha.

Edita Shkreli, gjyqtarja e pare shqiptare ne New York

Jo vetëm kaq, por Edita Shkreli sa kohë ishte në Shqipëri ka shërbyer dhe si shkruese e fjalimeve të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe ka qenë koordinatore e Kongreseve në fushatën e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2013, shkruan newsbomb.al.

Ne kemi realizuar një protret të shkurtër të Editës, ditën kur ajo fitoi zgjedhjet për të qenë gjyqtarja e parë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin mund ta lexoni këtu (LEXO LAJMIN). Njëkohësisht, portali Newsbomb.al e ka nominuar atë mes 12 personazheve që kanë lënë gjurmë përgjatë 2023, në garën për Personazhin e Vititi.

Ju mund të votoni për Edita Shkrelin duke shkuar në sonazhdin tonë (KLIKO KËTU), ose duke klikuar në banerin që ndodhet në fund të këtij artikulli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese