Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
30 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Nano nga Vlora: Kanabisi, sfidë personale e imja, nuk do toleroj asnjë polic të implikuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, gjatë një deklarate për mediat nga qyteti i Vlorës foli për krimet e rënda dhe kultivimin e kanabisit në vend.

Nano tha se dy pikat kyçe ku edhe është fokusuar Policia e Shtetit janë zbulimi dhe parandalimi i krimeve dhe parandalimi i kultivimit të kanabis.

Teka u pyet për kultivimin e kanabisit në vend, Nano tha se e ka marrë si një sfidë personale dhe nuk do tolerojë asnjë oficer policie që me veprimet apo mos veprimet e tij do të implikohet në këtë lloj procesi.

“Dy nga prioritetet që diskutuam në Vlorë ishte parandalimi ui ngjarjeve të rënda kriminale dhe zbulimi I tyre dhe reduktimi I nrumit të kultivimit të kanabasit. Këta janë dy pika të forta që do të qëndrojnë në çdo drejtori vendore të policisë, ku do zhvillojmë analiza.

Ka policia e shtetit në dorë hetime që po kryhen me një progres në vazhdim. Nuk dua të jap asnjë përgjigje në këto momente se janë në hetim, por janë hetime premtuese që presim rezultat pozitiv në një kohë të caktuar.

Kanabisi, e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj asnjë punonjës të policisë që me veprimet dhe mos veprimet do të implikohet në këtël loj procesi. Bashkëpunimi është në nivelin maksimal. Kemi kërkuar dhe bashkëpunimin e Prokurorisë së Vlorës dhe Sarandës lidhur me këtë figurë krimi. DO të jetë një vit ndryshe për kultivimin e kanabisit.

E dini problematika për krimet e rënda në Vlorë, nuk është zhvilluar sot, ka qenë dhe më para. Siç e shikoni dhe ju sot nësallën e re operative të DP Vlorë, nuk është qasje vetëm e burimeve njerëzore që ka apo bashkëpunimi, por është qasje me teknologjinë lidhur me kontrollin e territorit. Së shpejti do të kemi të reja në këtë aspekt. Jam i bindur dhe agjencitë e tjera europiane, për sa i përket shtrirjes së teknologjisë së fundit në terren.Për këto, do të kemi komunikime të tjera. Do të kemi vlerësim tjetër.

Personat e zhdukuar? Do të kemi informacione të reja, janë nën hetim”, tha Nano.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img