Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nano, beteja e një jete!

Shkruar nga Newsbomb
Nano, beteja e një jete!

Nga ROLAND QAFOKU

Është një lloj burgu numër 2 beteja që Fatos Nano po bën prej 29 gushtit në spitalin “Hygeia” në Tiranë. I futur në terapi intensive me tuba dhe me maskë oksigjeni në fytyrë, politikani që arriti të fitojë betejën e parë pas 1560 ditëve qëndrimi në qeli, tani i duhet të fitojë një betejë akoma më të vështirë: Atë me jetën.

3 herë kryeministër, 1 herë zëvendëskryeministër, 5 herë i zgjedhur deputet, 14 vjet kryetar i PS-së, 3 vjet, 6 muaj e 10 ditë qëndrim në burg të padrejtë, bilanci i tij në politikë nuk i ngjan askujt në historinë e Shqipërisë moderne. E nëse periudhën nga viti 1991 deri në 2005 në Shqipërinë politike do ta quanim epokë, ajo mban emrin e një politikani: Fatos Nano.

I pari politikan me teserën e komunistit që u bë reformator, si fillim duke zëvendësuar kryeministrin e fundit të atij regjimi Adil Çarçani dhe më pas duke aplikuar ekonominë e tregut.

I pari politikan që reformoi Partinë e Punës duke u zgjedhur kryetar i saj si pasardhës i Ramiz Alisë jo vetëm duke i ndryshuar emrin nga Partia e Punës së Shqipërisë në Partia Socialiste e Shqipërisë, por duke e strukturuar dhe drejtuar atë me koncept perëndimor demokratik, ndërkohë që anëtarësia dominohej nga koncepti i vjetër bolshevik e lindor.

I pari politikan i kësaj partie që mbajti pa të drejtë peshën e përgjegjësisë për komunizmin duke u bërë i pari socialist që dënoi publikisht nomenklaturën komuniste dhe regjimin e Enver Hoxhës dhe duke ndryshuar edhe mentalitetin komunist në parti.

I pari politikan që pagoi një çmim të lartë që duke qenë kryetar i opozitës socialiste të asaj kohe vuajti burgun si kundërshtar politik e konfirmuar kjo jo vetëm në Shqipëri, por edhe nga autoritetet ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA.

I pari politikan që emancipoi politikën shqiptare duke e treguar këtë me shembullin vetjak. Takimi tij me Sali Berishën më 31 janar 2002 në studion e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut në Tv Klan tregonte se Nano jo vetëm nuk ishte hakmarrës për burgun që bëri, por kjo ndikoi në zbutjen e politikës aq të ashpër në Shqipëri.

Lexo edhe: Revista Newsbomb.al vjen me numrin e ri, nga sot në të gjitha pikat e shitjes! Ja artikujt që do të lexoni

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetepestë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Shtator dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese