Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nano: Basha do kandidojë dhe do fitojë në PD! “Rama 3” ka nevojë për një shkundje

Shkruar nga Newsbomb
Nano: Basha do kandidojë dhe do fitojë në PD! “Rama

Analisti Mustafa Nano mendon se Lulzim Basha do të kandidojë dhe do të rizgjidhet në krye të Partisë Demokratike. Sipas tij, Basha nuk ishte i qartë në tekstin e dorëheqjes, ndërsa mos apelimi i vendimit të gjykatës për statutin e Berishës, është një tjetër shenjë.

“Apelimi nuk është bërë akoma dhe kjo do të thotë se ndoshta është e kot të vazhdojnë, aty ishte një kërkesë që është miratuar. Ata mund të jenë bindur se dhe po të apelosh mund të merret i njëjti vendim. Ajo që unë mendoj është se Basha do jetë kandidat dhe do fitojë sepse teksti dorëheqjes dhe miotivi ishte i paqartë, fakti që ka marrë zyrë do të thotë që është mjaft aktiv dhe se ai do të rri aty kështu flasin faktet”, tha ai.

Ndërsa lidhur me qeverinë Rama, Nano deklaroi se kjo qeveri ka nevojë për një shkëndijë dhe jo rokadë me të njëjtën frymë dhe logjikë.

Sipas tij sa i përket mundësisë për krijimin e një qeverie teknike, ai tha se ajo për të cilën ka vendi nevojë është qeveri politike dhe se kjo tezë jo vetëm që nuk e bind por edhe ai beson se nuk ka mundësi që të ndodhë.

“Kjo qeveri ka shumë nevojë për shkundje dhe jo rokada me të njëjtën frymë dhe logjikë. Rama nuk di si ta ri shpik. Rama duhet të heqë dorën nga fryma që ka qeverisur deri tani. Ai duhet të marrë njerëzs që tu besoj portofolet, dikasteret, njerëz që të kenë guxim ti thonë që jo kjo nuk bëhet. Rama nuk ka asnjë njeri që ti thojë jo. Në këtë kuptim rishpikjen e tij e lidh me këtë gadishmëri të Ramës për rihapjen e personaliteteve”, u shpreh Nano për Mcn tv.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll