Zemra e 10 vjeçares Noemi Preka pushoi së rrahuri para pak minutash në spital.
Tragjedia e aksidentit të tri ditëve më parë është thelluar dhe e vetmja e mbijetuar e familjes është nëna, Evisa Preka e cila ka humbur bashkëshortin dhe tri fëmijët e saj.
Nëna ende s’e di për humbjen e madhe. Sakaq, qytetarja shkodrane Anjeze Gjeluci, e cila njëherazi njeh nga afër familjen, ndan dhembjen e madhe, bashkë me një moment reflektimi i cili në fakt duhet të na shërbejë të gjithëve si një mësim.
“Vdes dhe femija i tretë, nga aksidenti tragjik ...
U shua një familje, e nana asht gjallë, kërkon fëmijët e nuk din se asnjeni prej tyre nuk jeton...
Ky asht momenti ku të gjithë ne bahena të vegjël, bahena të neveritshëm kur kujtojmë se ça kërkojmë : jo po kam fjete pak, jo po s'bleva këpucët, jo po nuk shëtita, jo po streset e punës, jo po lodhja, shqetësohemi pse na përflasin etj etj ...
Kush e ka guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm e mjerë në këtë botë të egër, e hipokrite ?!
Po pret me shku me e pa bashkëshorti me fëmijet, që kurrë ma s'ka me i pa, e që akoma nuk e din !!!
Ajo kishte dashtë sot me kenë në nji barakë të vorfen, por e pasun me familjen e vet, mrend ngrohtë në këtë dimën, që nuk pati aspak mëshirë për të !!!”, shkruan Gjeluci.