Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Namik Dokle nxjerr poezinë e shkruan në Kuvend, në ’97: Ia dhashë Fatos Nanos kur u miratua Qeveria, qeshi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Socialisti Namik Dokle, i tërhequr tashmë nga politika aktive, publikon një poezi të cilën thotë se e ka shkruar në vitin 1997, kur në Parlament u votua Qeveria Nano. Ai tregon se, poezinë që ne e risjellim më poshtë, ia ka treguar dhe vetë Fatos Nanos.

Shkruan Namik Dokle:

Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano.

Tepelena gur i thatë
Dy ministra nga nje fshat,
Kalo Vjosën, dil në Vlorë,
Pesë ministra me kemborë.

Myzeqe edhe Devoll,
Nje ministër e kanë boll,
Nje minister ka dhe Korça,
Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë
Dhe Mirdita ka një Ndrekë,
Vetëm Lushin gjith’ Veriu
Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

– Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.

Më shumë

spot_img
spot_img