Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Namik Dokle dhe bashkëshortja fitojnë betejën me Covid: E përzumë virusin nga shtëpia, iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Namik Dokle, politikani i njohur shqiptar i së majtës dhe bashkëshortja e tij kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19.

Ai shkruan në rrjetet sociale se e “mundën” virusin dhe se e “përzunë” nga shtëpia Covidin.

Dokle tregon që përballja me virusin nuk ka qenë fort e lehtë, por në sajë të ndihmës dhe përkujdesjes së fëmijëve të tyre ata ja kanë dalë.

“MË NË FUND… PA COVID

E mundëm, e vumë përfundi, e përzumë covidin nga shtëpia. Ai iku çalë-çalë, por na la edhe ndonjë plagë. Po shkojmë drejt normales.

Ia dolëm se patëm Anikën, ëngjëllin tonë shpëtimtar, patëm Blerin, Onin dhe Inën, ëngjëjt mbrojtës dhe Manjolën, ëngjëllin këshillues nga Italia!

Ia dolëm se patëm të afërm dhe miq pa fund që na ofruan dashuri, kurajo dhe lutje të përzemërta për shërim!

Sa do të dëshiroja që, sot, fjala FALENDERIM të kishte fuqi një mijë herë më të madhe, për të gjithë” shkruan ai në rrjetet socialeë.

Kujtojmë që me 7 tetor Dokle konfirmoi se kishte rezultuar pozitiv me Covid dhe se ishte izoluar në banesë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img