Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

‘Nami i zi’ në Britani të Madhe, kapen 4 shqiptarë në shtëpi bari me vlerë MILIONA paund (FOTOT-EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

390cebfe328b1f8fe5a8bdb6a149ae54

Oficerët e policisë janë alarmuar kur kanë hasur mbjellje kanabisi në 14 prona në Uellsin jugor, dhe kujdestar ishte shqiptar Rentil Zyberi.

Në gjykatë u tha se policia po zhvillonte një kontroll rutinë, dhe si rezultat i operacionit u kap kanabis me vlerë 2 milionë paund. Oficerët e policisë e shkatërruan pronën e mbjellë me kanabis dhe prangosën kujdestarin Zyberi, në korrik të vitit të kaluar.

0_TDR_ECH_050221_Marcu_Zyberi_Custody.jpg

Të Premten në Cardiff Crown Court Zyberi dhe “bankieri” i bandës Arben Marku u dënuan të dy për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal. Prokurori Eugene Egan e përshkroi Zyberin, nga Newport Road, Cardiff, si “kujdestarin” e pronave, shkruajnë mediat e huaja. 

0_TDR_ECH_050221_Marcu_Zyberi_Custody_02.jpg

Avokatët e të dënuarve thanë se ishin penduar, por e kishin bërë këtë punë për të siguruar para dhe për t’ja dërguar familjarëve në Shqipëri.

Ndërkohë në Purbeck u zbulua fabrika më e madhe e kanabisit e kapur ndonjëherë nga policia, me më shumë se 2000 rrënjë bimë. Rendimenti në fabrikën industriale kishte një vlerë nga 2.3 milion deri në 7.1 milion £.

Gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Bournemouth më 29 janar u tha se fabrika ishte “e organizuar dhe profesionale“, me aftësinë për të “prodhuar sasi industriale për përdorim komercial“.

Leonard Bruki dhe Arber Aliaj ishin vendosur brenda ndërtesës dhe të dy u arrestuan sepse ishin të shqetësuar për prodhimin e kanabisit. Bruci, 27 vjeç dhe Aliaj, 23 vjeç, të dy shtetas shqiptarë u dënuan me dy vjet e tre muaj burg.

Pasi kanë kaluar 13 muaj të paraburgosur, të dy të pandehurit tani pritet të lirohen brenda disa javësh, duke shlyer më shumë se gjysmën e dënimit. Ata do të dëbohen pasi të dalin nga burgu.

Më shumë

spot_img
spot_img