Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Najada Çomo: Nuk ju kërkoj votën për vete, por për ministren Ogerta Manastirliu që ka bërë një punë të palodhur duke dëgjuar profesionistët e shëndetësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Profesoreshë Najada Çomo në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste, është shprehur se votën e qytetarëve nuk e kërkon për vete, por për ministren Ogerta Manastirliu.

Ajo tha se ministrja ka bërë një punë të palodhur duke dëgjuar të gjithë profesionistët e shëndetësisë, ndërsa shtoi se ajo do të vazhdojë profesionin e saj deri në fund të betejës me koronavirusin.

“Të ftohesha për të qenë kandidate për deputete në Kuvendin e Shqipërisë, u ndjeva e vlerësuar dhe e emocionuar që do të përfaqësoj një grup të madh njerëzish që punojnë ditë e natë për të shpëtuar jetën e personave që vuajnë nga COVID-19.

Në vendin tim mund të ishte kushdo tjetër, por jam një nga ata që do përfaqësoj të gjitha bluzat e bardha. Unë iu afrova skuadrës së PS me kryeministrin Rama, me Erionin dhe unë nuk jam politikane, unë jam profesioniste. Do të vazhdoj betejën kundër koronavirusit bashkë me kolegët e mi. I jam bashkuar me bindje skuadrës socialiste sepse ka njerëz që nuk kanë llafe, por punë që i çojnë deri në fund.

Nuk kërkoj ta marr votën për vete, por kërkoj të votohet Ogerta, që ka bërë një punë të palodhur duke dëgjuar të gjithë profesionistët e shëndetit”, tha Najada Çomo.

Më shumë

spot_img
spot_img