Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
35 %
1.5kmh
0 %
Mër
37 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin! Nuk është koha për t’ju futur politikës, nëse do më ofrohej mua…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

c21fd3e59c902d54ae5eb24a93534acc

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka komentuar vendimin e doktoreshë Najada Çomos për t’u bërë pjesë e politikës, si kandidate për deputete në listat e PS në Tiranë.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për parlamentin se i duhen intelektualë si Çomo, por lajm i keq për Infektivin, pasi jemi në kohë pandemie dhe nuk është koha që një mjek t’i futet politikës.

Ndërkohë i pyetur në abcnews edhe për largimin e Kalos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Pipero tha se nuk e dinte arsyen e vërtetë pasi nuk kishte komunikuar për këtë gjë.

Pyetje: Jeni xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës?

Pipero: Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.

Pyetje: Nëse nesër apo sot do ju kishin thirrur ju, a do pranonit?

Pipero: Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vazjën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kovidin nëpër këmbë. Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Në shqipëri është e pamundur që një mjek të ndryshojë politikën sepse mjeku është mësuar me pacientin. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe.

Pyetje: Çfarë mendoni për largimin e Tritan Kalos nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, cila ka qenë arsyeja?

Pipero: Tritan Kalon kam pasur fatin ta kem shok klase dhe në një kohë kemi qenë të dy studentë të shkëlqyer, por kalo ishte më i miri nga të gjithë ne, i shkëlqyer e më shumë se sa i shkëlqyer. Ai më quan gjysmë vëlla. Nuk e di pse e mori këtë vendim, sot piva kafe, kemi biseduar për kovidin dhe 2-3 gjëra të tjera dhe lajmin e pashë në media 2 orë më vonë dhe se kam pyetur. Ndoshta ka qenë mosdakortësia mes asaj që ai e quan “ne duhet të marrim vendimet s’jemi vetëm për këshilla”. Dua t’i them që ti vëlla ke bërë gjithnjë atë që ke dashur.  

Pyetje: A është e vështirë që politika ndërhyn në punët e Komitetit Teknik?

Pipero: E kam të vështirë të flas për Komitetin e Ekspertëve dhe s’mund të them që ka ndikuar apo s’ka ndikuar.

Lexo edhe: ‘Sistemi TIMS tregoi që shkuat në Itali, u kuruat atje?’, Pipero e pranon: Po! Kam qenë 3 ditë sepse…

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img