Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Naimit iu gjetën biseda dhe foto me…”, zbardhet dëshmia e babait të Naim Murselit

Shkruar nga Newsbomb
“Naimit iu gjetën biseda dhe foto me…”, zbardhet

Ditët e fundit pasi u mbajt seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe 3 të arrestuarve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor në Prishtinë janë zbardhur dëshmitë e të arrestuarve dhe të afërmve.

Pas dëshmisë së Kushtrim Kokallës dhe 4 të arrestuarve është zbardhur dhe dëshmia e babit të Naim Murselit.

Shaban Murseli ka deklaruar para grupit hetues se ka qenë në dijeni për një problem familjar të djalit të tij Naim Murselit me gruan, rreth një vit para ekzekutimit të Liridona Ademajt.

Ai ka rrëfyer se disa mesazhe të shkëmbyera nga Naim Murseli me kunatën e Kushtrim Kokallës, ishin bërë çështje në familjen Murseli.

Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B., gruan e K.. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale.”- ka thënë Shaban Murseli.

Shaban Murseli ka deklaruar po ashtu se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje, por nga ky rast, janë ftohur marrëdhëniet mes kushërinjve.

“Mirëpo e di qe Naimi me Liridonën dhe K. me B. janë marrë vesh që kjo gjë të mbyllet me kaq. Nga ky rast Naimi i ka ftohur marrëdhëniet me në një mënyrë me mua dhe familjen”, - ka thënë ai.

Në dëshminë e tij para hetuesve policorë, Shaban Murseli ka rrëfyer momentin kur i është komunikuar lajmi i vrasjes së Liridona Ademajt.

“Unë për këtë rast jam njoftuar ditën e vrasjes. Më ka thirrë djali i dytë Mërgimi dhe më ka treguar për rastin ku ka qenë rreth orës 22:00 e datës 29.11.2023, dhe me ka thënë ‘babë a ke fol me Naimin se po thonë se e kanë vra Lilin’, ndërsa unë jam shokuar nga ky lajm. E kam thirrë gruan time dhe e kam pyetur se çka ka ndodhë dhe i kam treguar, pastaj pas pak jemi bërë së bashku me gruan time Sanijën, vëllain Asllanin, me gruan e tij Fatmiren dhe djalin Mërgimin jemi nisur me veturë ku kemi udhëtuar për Kosovë diku 40 orë dhe kemi mbërritur me datën 01.12.2023 në orën 06:00 në shtëpinë në fshat ku kemi takuar të gjithë familjen. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit me qenë se ishim shumë të zënë me procedurën e varrimit dhe rreth pritjes së njerëzve.”- tha Shaban Murseli.

Edhe Murseli në dëshminë e tij ka përmendur rastin e problemit familjar të shkëmbimit të mesazheve me rejën e Kushtrim Kokallës.

DINAMIKA E NGJARJES/ SI NDODHI VRASJA E LIRIDONA ADEMAJT

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit

Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe vepën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”

Lexo edhe: “Prej një viti Naimi më lutej të vrisja Liridonën”, dëshmia e kushëririt të Murselit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese