
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, ka folur për krimin e rëndë që akuzohet se ka bërë djali i tij.
Naim Murseli akuzohet se urdhëroi vrasjen e bashkëshortes së tij, Lirdona Ademaj, e cila u ekzekutua mbrëmjen e 29 nëntorit në sy të fëmijëve.
Lidhur me ngjarjen tronditëse, babai i Naimit, thotë se nuk beson që krimi i rëndë të ketë ndodhur për çështje borxhi. Në një intervistë për gazetaren e Tv Klan në Prishtinë, Blerta Dalloshi Berisha, Shaban Murseli tha se dyshon se Liridona mund të ketë ditur ndonjë sekret.
Lexo edhe: “I kërkoj falje familjarëve dhe kombit”, babai i Naimit: S’do e bënte kurrë për para
Gjithashtu ai foli edhe për deklaratën e analistit Arian Curri, i cili tha mbrëmë në “Top Story” se ka dyshime se Naimi kishte lidhje jashtëmartesore, me një burrë.
Sipas Currit Prokuroria në Kosovë po dyshon për një trekëndësh dashurie që do të thotë se bashkëshortja dinte sekretet dashurore, jo fort mashkullore të të shoqit.
Lexo edhe: “Trekëndësh dashurie”, analisti: Naimi kishte lidhje jashtëmartesore me një burrë
Për këtë, babai i Naimit tha se djali i tij i urrente homosekualët, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë pretendimet e Arian Currit.
Pjesë nga Intervista
Pyetje: Sa i përket financave është në borxhe?
Shaban Murseli: Unë nuk e di të ketë borxhe, e ka patur një presion por prej kujt nuk e di.
Pyetje: Mund të jetë ndonjë sekret?
Shaban Murseli: Mund të jetë ndonjë sekret dhe është dasht me e eleminu.
Pyetje: Është përmendur si shkak që mund të jetë biseksualizmi për të cilin ka patur informacion Liridona.
Shaban Murseli: Sa i përket gjinisë mashkullore, tregoj të vërtetën, është ndoshta keq me thënë, i ka urrejt.
Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.
Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.
Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.