Hapësire reklamuese

Aktualitet

Naftëtaret në mëshirë të fatit, Sindikatat Ndërkombëtare letër Ramës: Situata e papranueshme, sigurojuni pagat e prapambetura

Shkruar nga Newsbomb
Naftetaret ne greve

Prej ditësh gratë naftëtare të Ballshit janë futur në grevë urie në ambientet e rafinerisë, duke kërkuar që t’u paguhen pagat e prapambetura.

Edhe pse disa herë i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i japë zgjidhje problemit të tyre, sërish nuk ka patur asnjë reagim, përveçse disa “ultimatumeve” të kryeministrit Rama, i cili u ka thënë se vetëm nëse dalin nga greva do të shkojë ai të bisedojë në Ballsh.

Duke parë se çështja e naftëtarëve nuk po merr zgjidhje, sindikatat ndërkombëtare ”IndustriALL Global Union” dhe ”IndustriAll European Trade Union” i janë drejtuar me një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar që të ndërhyjë.

Ata kërkojnë nga Rama që naftëtarëve t’u sigurohen pagat e prapambetura, ndërsa shprehin besim se Rama do e mbajë fjalën dhe do të negociojë me naftëtarët.

122056856_189498442649116_7207054287020848464_o.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu