Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Naftëtarët e Ballshit në protestë: Marrëveshje ishte që rafineria të fillojë punë dhe jo të përfundojë për skrap

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sërish sot në protestë pranë rafinerisë.

Ata e kanë zhvilluar protestën pranë rafinerisë teksa janë shprehur se nuk do të lejojnë demontimin e uzinës.

Në lidhje me këtë ka folur kreu i sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj, i cili tha se ardhja e një kontejneri që mendohet se do të bënte edhe demontimin e uzinës, ka vënë në lëvizje naftëtarët.

“Në buxhetin e ri u miratua mbështetje financiare për naftëtarët. Por se dimë se kur do të hyjë në fuqi vendimi. Kemi qenë për një marrëveshje që rafineria të fillojë punë dhe jo të përfundojë për skrap. Kush e ka ndarë mendjen që kjo rafineri do të shkojë për skrap, e ka gabim.

Nëse rafineria është për skrap, s’ka palë të dyta dhe të treta, palë e parë janë natëftarët. S’ka për të hyrë askush këtu, nëse nuk likuidohemi, nuk do të lejojmë, pasi do të kalojnë mbi trupa tanë. Boll u tallën. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, ne s’do të lejojmë deri sa të likuidohet dhe naftëtari i fundit. Kjo rafineri do të bëhet skrap nga naftëtarët, dhe nga askush tjetër, nëse do shkojë deri aty.”, -tha Dautaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img