Hapësire reklamuese

Aktualitet

Naftëtarët e Ballshit hyjnë me forcë në uzinë, shoqërohet kreu i sindikatës dhe më pas lihet i lirë

Shkruar nga Newsbomb
Nga protesta

Kreu i sindikatës së naftëtarëve në Ballsh Sokol Dautaj, sot është shoqëruar për në polici dhe më pas është liruar përsëri.

Kjo pasi naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë për mungesën e pagave dhe për rifillimin e punës.

Shoqërimi i tij në komisariat është bërë për shkak se ka organizuar punëtorët për protesta.

Situata është tensionuar dhe naftëtarët kanë hyrë me forcë në portën kryesore të uzinës.

Gjithë kjo revoltë vjen pasi prej muajsh vijojnë protestat por ende nuk u kanë dhënë asnjë zgjidhje.

Edhe pse u futën në grevë urie, askush nuk e dëgjoi zërin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu