Tirana
overcast clouds
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
3.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Naftëtarët e Ballshit dalin në protestë: S’ka një përgjigje për fatin e uzinës, të flasë edhe opozita, mos vijnë vetëm për vota

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Naftëtarët e uzinës në Ballsh janë mbledhur ditën e sotme para uzinës.

Ata kërkojnë që të shihet situata e tyre, teksa shprehen se ndonëse paga e 12 është marrë nga ata ende nuk është dhënë asnjë vendim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me fatin e tyre.

Kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se për këtë duhet të ngrejë zërin edhe opozita, duke thënë se shkojnë tek ata vetëm për votë.

“Ende nuk ka një përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar një vit. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohe të shkurtër. Paralel me rifillimin e punës është edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK ne tetorin e vitit te kaluar, pranë krimit ekonomik dhe ne prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës të edhe pse është hedhur te edhe ideja e demontimit.

Duhet të flasin edhe deputetet e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa me pare se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër”, tha Dautaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img