Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Naftë pa akcizë për fermerët, Panariti i përgjigjet Ramës: Shashka elektorale, jepini para ‘cash’ ose nafta përfundon në tregun e zi

spot_img

Lajme të ngjashëm

73e65c34d0538e7ba8ddd28a30ce1ce7

Ish-ministri i LSI për Bujqësinë, Edmond Panariti ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në fillim të 2021-shit do të hiqet akciza e naftës për fermerët.

Panariti tha se shteti s’ka pse të shërbejë si pompist për të shpërndarë naftë, por duhet që fermerëve t’u japë para “cash” për ta marrë vetë naftën. “Kjo është një skemë që dihet”, tha Panariti, “nafta do të përfundojë në tregun e zi ose në makina private”.

Ish-ministri i LSI i ka quajtur deklaratat e Ramës si “shashka elektorale”, duke ngritur pyetjen se përse këto premtime nuk u realizuan në 7 vitete qeverisje.

“Në 7 vite qëndrim në pushtet, ndihmën për bujqësinë e katandisën në 7 herë më pak. Tani kanë marrë nisma që dhe vetë ata e dijnë që nuk do të funksionojë. Kjo do të mbetet një skemë abuzive, që ju e dini fare mirë që nafta do të shkojë në tregun e zi, te makinat private, por asnjëherë te fermeri. E vetmja mënyrë që fermeri të përfitojë nga nafta pa akcizë, është jepini atij para cash në dorë. Prodhimi ka dalë jashtë konkurrencës, pikërisht nga kjo kosto, duke u katandisur në 30 milion euro nga mbi 200 milion euro të premtuara. Ne e financojmë bujqësinë më pak në të gjithë kontinentin. Kujtohemi tani kur jemi në prag të zgjedhjeve, për të subvencionuar bujqësinë. Këto janë shashka elektorale, pse nuk e bëtë këtë. Nuk ka nevojë që shteti të shërbejë si pompist i naftës”, deklaroi Panariti.

Më shumë

spot_img