Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Naftë kontrabandë, Berisha: Kam informacione për 3 peshkarexha, pronari i tyre me Ramën…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme, në një konferencë për mat ka folur lidhur me akuzat e ngritura më herët prej tij për 300 mijë tonë naftë që kontrabandohen në vendin tonë.

Berisha tha se ai është në dijeni vetëm për një rast  për 3 peshkarexha të cilat janë në dispozicion të një personi i cili sipas ish-kryeministrit takohet me Edi Ramën.

“Të jeni të sigurt që s’kam të dhëna. Të dhënat e mia janë vetëm për një rast. Di një rast me peshkarexhën, që janë tre peshkarexha në dispozicion të një personi që takohet edhe me Ramën, më thonë. Nafta nuk mund të kontrabandohet kurrë pa lejen e qeverisë.

Edhe sikur me autobote të vijë, le që s’vjen më me autobote, ajo s’mund të kalojë kontrabandë. Unë jam shprehur dhe shprehem, e gjitha ajo është te dogana, ministri, kryeministri. Është Edi Rama që noton në eurot e naftës. Janë disa kompani, unë nuk i di. Unë di këtë, por nuk mund të jetë kryesorja”, tha Berisha

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img