Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nafta në bursë ka rënë me 8 dollarë, Bordi vendos ÇMIMET e reja: Benzina bie me 12 lekë, dizeli dhe gazi nuk ndryshojnë!

Shkruar nga Newsbomb
Nafta në bursë ka rënë me 8 dollarë, Bordi vendos

Bordi i Karburanteve është mbledhur përsëri pas gati një jave dhe ka dalë me njoftim për çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. Pavarësisht se nafta ka rënë në bursë me 8 dollarë për fuçi (aktualisht 97 dollarë) Bordi nuk e ka ndryshuar çmimin dhe ajo do shitet me 240 lekë/litri.

Benzina është ulur me 12 lekë dhe nga 233 lekë që ishte një javë më parë, nga sot pasdite do të shitet me 221 lekë/litri, shkruan newsbomb.al. Gazi prej kohësh mbetet i pandryshuar dhe pësëri çmimi i tij do jetë 81 lekë/litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot pasdite, datë 14 Korrik ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i Transparencës në datë 14 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
  • Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll